LAJMI I FUNDIT: Arrestohet hoxha nga Drenasi, Mulla Osmani

 LAJMI I FUNDIT: Arrestohet hoxha nga Drenasi, Mulla Osmani

Hoxha nga Drenasi, Mulla Osmani, është arrestuar pasi një konfrontimi fizik që ka patur me një person tjetër.

Lajmin për arrestimin e dy personave të përfshirë në këtë përleshje e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” edhe nga Policia e Kosovës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën për një përleshje të ndodhur brenda një objekti në rrugën “Ilaz Kodra” – në Drenas.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para ka ngritur versionin e hetimit se një fjalosje në mes të dy të dyshuarve njëri 48 dhe tjetri 58 vjeç, ka përfunduar ne përleshje fizike mes tyre.

“Pasi që policia ka kryer veprimet fillestare hetimore përfshire këtu edhe pjesën e intervistimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dy të dyshuarve u ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më pas në përputhje me udhëzimet vijuese të prokurorisë”

LAJME TË TJERA