LAJMI I FUNDIT: Arrestohet Hysni Gucati

 LAJMI I FUNDIT: Arrestohet Hysni Gucati

Para pak çastesh kreu i OVL-UCK-së, Hysni Gucati është arrestuar nga EULEX-i.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.

Ai ka theksuar se Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.

Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX-it.

Ndryshe, tash e një orë Policia e EULEX-it ka nisur edhe bastisjen e zyrave të OVL-së së UÇK-së.

LAJME TË TJERA