LAJMI I FUNDIT: Babai i Khabib Nurmagomedov ndërron jetë shkaku i koronavirusit

 LAJMI I FUNDIT: Babai i Khabib Nurmagomedov ndërron jetë shkaku i koronavirusit

Ka ndërruar jetë, babai i luftëtarit të UFC-së, kampionit Khabib Nurmagomedov.

Kështu kanë njoftuar para pak çastesh mediat ndërkombëtare të sportit, përcjell GazetaBlic.

Abdulmanap vdiq pas komplikimeve shëndetësore nga koronavirusi, teksa ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Shtrirja e tij në spital kishte bujë në mediat ruse, pasi edhe vetë presidenti Putin i kishte premtuar sportistit nga Çeçenia, trajtimin special për babain e tij, por që fatkeqësisht ai nuk i bëri dot ballë virusit me koronë.

LAJME TË TJERA