LAJMI I FUNDIT: Bledi Shkëmbi trajner i ri i Ballkanit?

 LAJMI I FUNDIT: Bledi Shkëmbi trajner i ri i Ballkanit?

Bledi Shkëmbi pritet të jetë trajner i ri i Ballkanit.

Të paktën kështu ka mësuar portali nga Shqipëria “Panorama”, që duke u bazuar në burimet e saj ka raportuar për një takim mes presidentit Arsim Kabashi dhe ish-futbollistit të Skenderbeut, përcjell GazetaBlic.

Ata thuhet të jenë takuar në restaurantin “Sheraton” në kryeqytet, ku kanë arritur marrëveshje në parim.

Ditë më parë raportohej se Ballkani ishte në bisedime me Orges Shehin, por duket se gjërat kanë marrë kahje tjetër.

Gjithsesi, ditëve të ardhshme mund të ketë edhe diçka më konkrete rreth kësaj çështjeje, teksa kujtojmë se nëse realizohet, do të jetë aventura e dytë e Shkëmbit në Kosovë, pas asaj që pati me Lirinë e Prizreni, dy vite më parë, saktësisht gjatë gjithë edicionit 2017/2018.

LAJME TË TJERA