LAJMI I FUNDIT: Dorëzohet Bartomeu, jep dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës

 LAJMI I FUNDIT: Dorëzohet Bartomeu, jep dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës

Josep Maria Bartomeu nuk është me president i klubit të Barcelonës.

Kjo pasi, sipas mediave në Spanjë, ai ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit te klubi katalunas, përcjell GazetaBlic.

Siç shkruan “Sport.es”, ai ka vendosur që bashkë me bordin të largohet pak ditë para se të votohet mocioni i mosbesimit.

Rezultatet e dobëta edicionin e kaluar dhe humbja në “El Clasico” fundjavën që shkoi, duket të kenë bindur Bartomeun të largohet nga stoli që e kishte mbajtur deri tash.

Gjithsesi, duhet kujtuar se ai është përballur me presion të jashtëzakonshëm qysh verës, kur edhe filluan që qarkullojnë zëra për largimin e Messit nga Barcelona, teksa disa media spekulonin se kërkesa për largim e Messit ishte për shkak të raporteve jo të mira me presidentin.

LAJME TË TJERA