LAJMI I FUNDIT: Gjenden mbetje mortore në Rashkë të Serbisë

 LAJMI I FUNDIT: Gjenden mbetje mortore në Rashkë të Serbisë

Që tri javë kanë filluar gërmimet në Rudnicë dhe Kizhevak të Rashkës në Serbi ku po dyshohet se janë trupat e më shumë se 7,8 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit (1998-1999), raporton portali Front Online.

Burime të portalit Front Online, nga vendi i ngjarjes në Kizhevak, kanë bërë të ditur se sot janë gjetur disa gjetje mortore të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit.

“Sot, para një ore kemi gjetur disa gjetje mortore në Kizhevak regjion i Rashkës, dyshimet janë se trupat janë të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit”, ka bërë të ditur ky burim për Front Online.

Lidhur me vazhdimin e gërmimeve për varrezat masivë të shqiptarëve për Front Online ka folur edhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ai tha se sot ka udhëtuar për Serbi, ku dhe po bëhen gjurmimet e trupave të shqiptareve.

“Unë jam duke shkuar në Serbi, gërmimet kanë filluar që tri javë, kemi shumë vështirësi gjatë gërmimeve sepse që 5 vite punohet në Kizhevak, unë jam i sigurt se këtë herë do të gjejmë diçka”, tha shkurt Gërxhaliu për Front Online.

Ndërsa ditë më patë përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, lidhur me gërmimet që po bëhen në Rashkë, ka reaguar edhe mjeku, Naim Uka, i cili për disa ditë ka qëndruar atje.

Ai ka thënë se ççështja e dhimbjes sonë kombëtare (çështja e të pagjeturve), është keqpërdorur skajshmërish nga përfituesit injorant të poenave politikë, poenave të karrierës (çfarëdo karriere qoftë, politike apo profesionale) dhe përfitimeve të llojllojshme të liga dhe tē poshtra.

Më poshtë mund ta lexoni postimi I plotë:

Të shkruaj apo të heshtë?!

Të heshtë apo të flasë?!

Gjithmonë kam zgjedhur përjashtimin e heshtjes në raport me gjithqka tjetër, qoftë edhe me pasoja të paparashikueshme.

Çështja e dhimbjes sonë kombëtare (çështja e të pagjeturve), është keqpërdorur skajshmērisht nga përfituesit injorant të poenave politikë, poenave të karrierës (qfardo karriere qoftë, politike apo profesionale) dhe përfitimeve të llojllojshme të liga dhe tē poshtra.

Po shkruaj nga regjioni i Rashkës, ky dyshohet se janē ri-varrosur (fshehur kufomat) të disa nga të pagjeturit tanë.

Nga e hëna, asnjë telefonatë, asnjë sms nga kushdoqoftē (Ministri i Drejtësisë, Sekretari i pērgjithshëm i Ministrisë, Drejtori i Institutit, anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, anëtarët e grupeve punuese për dialog për të pagjeturit, ndonjë anētar i komisionit parlamentar për të pagjeturit etje etj (qē marrin madje edhe rroga për çēshtjen e të pagjeturve)!!???

Madje, sipas lajmeve që lexuam në portale deputetēt e parlamentit tonē sot paskan qenë të nxënë me prioritete tjera dhe si pasojë paska dështuar edhe mbajtja e seancës për të pagjeturit!!!

I kuptoj edhe politikanët, se nga tē pagjeturit nuk kanë vota, mirēpo si mund të kuptohen gjithē ata “heronjë” të gjallë të çështjes së të pagjeturve (me rroga e pa rroga), si nuk po ngriten të fitojnë edhe pak famë e emër në kurrizin tonë dhe të çështjes?!

Jemi në regjionin e Rashkës, duke punuar dy mjekē ligjor (javën e kaluar dy kolegë të tjerë, kurse këtë javë unë me një kolegë tjetër), dhe gjithë ditën e ftoftë duke vēshtruar dhe pērcjellur lugën e madhe të eskavatorit duke u ngulur në gurishten e trishtë, sikur ngulet në indet tona… dhe duke pritur se po del një asht i vetëm në sipërfaqe… duke u drejtuar nga retë e dendura dhe të ftohta me lutje, çdo moment kur e humbim shpresën… duke shpresuar në fatin e mirë…. duke u lutur që të përfundojë edhe kjo kohë e përfituesve të poshtër të çështjes së personave të pagjetur….

P.s. për të tillët edhepse të poshtër e të ligë, nuk mund të ua dëshirojë fatin e të pagjeturve. Prandaj, gjetshi at që e meritoni!

LAJME TË TJERA