LAJMI I FUNDIT: Griezmann në Juventus?

 LAJMI I FUNDIT: Griezmann në Juventus?

Duket se avetura e tij në “Camp Nou” do të përfundojë më shpejt se që ishte pritur.

Pas ngjarjeve në ndeshjen ndaj ish-skuadrës, ku Griezmann u aktivizua në minutën e fundit të kohës së rregullt, ndarja mes lojtarit dhe skuadrës thuajse është vetëm çështje kohe, përcjell GazetaBlic.

Tashmë spekulimet veçse kanë filluar, derisa “bomba” ka ardhur nga emisioni spanjoll, “El Chiringuito”, ku para pak çastesh, përmes rrjetit social “Twitter” ka shkruar se në qarqet e futbollit evropian ka filluar të përmendet si mundësi, që francezi të transferohet në Jvuentus.

Barça dhe Juve kanë raporte tejet të mira, derisa kjo u pa me shkëmbimin Melo – Pjanic, andaj nuk është larg mendjes që një shitje e kampionit të botës me “trekolorët” drejt Italisë, të ndodhë njëmend.

LAJME TË TJERA