LAJMI I FUNDIT: Kryeministri Avdullah Hoti testohet për koronavirus

 LAJMI I FUNDIT: Kryeministri Avdullah Hoti testohet për koronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është testuar për koronavirus.

Kjo është konfirmuar për media nga zyra e kryeministrit, teksa është bërë e ditur se ky veprim është ndërmarrë para udhëtimit të tij në SHBA.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do të udhëtojnë me të për në Uashington, për shkak procedurave standarde që po aplikohen aktualisht, janë testuar për COVID 19”, thuhet në komunikatë.

As kryeministri Hoti, as pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë atë, nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me gripin, mirëpo testimi është bërë për t’iu përmbajtur procedurave të kërkuara të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet e ditur në njoftim.

LAJME TË TJERA