LAJMI I FUNDIT: Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet me tifozë?

 LAJMI I FUNDIT: Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet me tifozë?

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë pritet të zhvillohet me tifozë, ani pse fjalën përfundimtare do ta ketë qeveria verioro-maqedonase.

Kjo për shkak se mme vendimin e sotëm të UEFA-së, tifozët mund të rikthehen në stadiume, por jo më shumë se 30% të kapacitetit total të stadiumit, përcjell 07 Press.

Por, gjithashtu UEFA ka precizuar se vetëm qeveritë mund të vendosin përfundimisht nëse shtetet e tyre i plotësojnë këto kushte, pasi nuk do të ketë tifozë mysafirë.

Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme pritet të merret vendimi zyrtar për ndeshjen gjysmëfinale, Maqedoni e Veriut – Kosovë, që luhet me 8 Tetor 2020.

/07 Press/

LAJME TË TJERA