LAJMI I FUNDIT: Nëse nuk respektohen masat e IKSHP-së, atëherë mund të rikthehen kufizimet e mëhershme

 LAJMI I FUNDIT: Nëse nuk respektohen masat e IKSHP-së, atëherë mund të rikthehen kufizimet e mëhershme

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka theksuar se rritja e rasteve ka ardhur si shkak i festës së Bajramit, lirimit të masave dhe rikthimit në punë të institucioneve, raporton Gazeta Blic.

Ai para gazetarëve ka kërkuar nga qytetarët që t’i raspektojnë rekomandimet e IKSHP-së.Sipas tij, disa mund ta kalojnë koronavirusin pa simptoma, ndërkaq të moshuarit, dhe ata me probleme shëndetësore janë më të rrezikuar dhe kësisoj ta ngarkoj sistemin shëndetësor.

Ramadani ka theksuar se nëse nuk respektohen masat e IKSHP-së, atëherë institucionet do të detyrohen t’i rikthejnë masat dhe kufizimet.Ai ka theksuar se qytetarët duhet të përdorin maskat mbrojtëse, derisa ka kërkuar ndihmën edhe nga ana e qytetarëve.
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjendja me koronavirus vazhdon të mbetet normale, duke shtuar se nuk ka nevojë të bëhet panik.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjendja me koronavirus vazhdon të mbetet normale, duke shtuar se nuk ka nevojë të bëhet panik.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se krejt çka duhet është të respektohen rekomandimet nga institucionet relevante.“Gjendja është normal, nuk ka vend për panik ashtu siç është prezantuar në orët e pasdites, krejt çka duhet është ta rrisim kujdesin, ta mbajmë distancën dhe ti respektojmë rekomandimet. Për këtë arsye organet e pavarura do ta shtojnë kontrollin e mbikëqyrjes”, ka thënë ai.Zemaj ka bërë thirrje që të bëhet kujdes.“Gjendja duhet të ndryshojë për së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë. Virusi është akoma prezent, mos besoni deklaratave të ndryshme për shkak të interesave të ndryshme, por besojuni profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë ai.Ai ka thënë se Qeveria ka marrë vendim që qysh nesër të ketë lëvizje të lirë edhe në kufi.

LAJME TË TJERA