LAJMI I FUNDIT: Nesër nga ora 11:00 seanca për rrëzimin ose jo të qeverisë Kurti

 LAJMI I FUNDIT: Nesër nga ora 11:00 seanca për rrëzimin ose jo të qeverisë Kurti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e thirrur nga LDK’ja për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të mbahet nesër në ora 11:00, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala përmes një shkrimi në Facebook.

Shala ka shkruar se për mbajtjen e seancës kanë vendosur me 4 vota pro dhe 2 kundër.

“Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, me 4 vota pro dhe 2 kundër u vendos që seanca për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të ngritur nga LDK me nënshkrimin e 44 deputetëve, të mbahet nesër në ora 11:00 në Sallën e Parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, me 4 vota pro dhe 2 kundër u vendos që seanca për Mocionin e mosbesimit…

Posted by Haxhi Shala on Tuesday, March 24, 2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do të ju drejtohet për këtë temë mediave në një konferencë pas përfundimit të mbledhjes.

Se a ka rrezik që të mbahet seanca kryetarja e Kuvendit ka kërkuar përgjigje edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend, megjithatë, të njejtët kanë deklaruar se do t’i asistojnë nëse vendoset që kjo seancë të mbahet.

LAJME TË TJERA