07 Press siguron listën e plotë të LDK-së dhe një pjese të AAK-së
LAJMI I FUNDIT: Qeveria merr vendim për linjat ajrore

Qeveria e Kosovës ka vendosur për rihapjen e linjave ajrore nga mbledhja që po mbahet sot.Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shpalosur vendimet e marra nga qeveria e kaluar dhe shfuqizimin e tyre me vendim të ri, ku përfshihet edhe hapja e linjave ajrore e tokësore.
“Shfuqizohet vendimi i Qeverisë në të cilin është ndaluar eksporti i pajisjeve dhe medikamenteve mjekësore ndaj operatorëve ekonomikë dhe prodhuesve.
Shfquizohet vendimi i Qeverisë së 13 mars ku është pezulluar linjat ajrore dhe tokësore nga vendet me rrisk të lartë dhe të mesëm. Shfuqizohet vendimi ku është bë pezullimi i të gjitha linjave ajrore. Obligohet MI të kompletoj udhëzimet për agjensionit të aviacionit, transportin ajror.
Të gjithë udhëtarët e Kosovës rekomandohet të kenë testin negative jo më të vjetër se 4 ditë. Vendimi hyn në fuqi më 28 qershor të këtij viti.
Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK, respektimit të manualit mund të vazhdojmë sigurisht duke përcjellë situatën epidimiologjike”, ka thënë Zemaj.