LAJMI I FUNDIT: Rrëmbehet një person te “Rruga C” në Prishtinë
LAJMI I FUNDIT: Rahoveci tërhiqet nga organizimi i “Final 8”

Skuadra e Rahovecit është tërhequr nga organizimi i “Final 8”.
Rahoveci ka vendosur të tërhiqet nga organizimi i garës së dytë për nga rëndësia në basketbollin kosovar.
GazetaBlic Sport mëson ekskluzivisht se arsyeja e këtij vendimi është qasja e gjyqtarëve ndaj klubit në vazhdimësi dhe në ndeshjen e fundit ndaj Pejës në veçanti.
Brenda pak çasteve pritet të bëhet zyrtare edhe nga ana e klubit.
Kujtojmë që në dy vitet e kaluara ky kompeticion ishte organizuar në Rahovec, atje ku skuadra nga ky rajon ishte vlerësuar pozitivisht për punën e saj në të.