LAJMI I FUNDIT: SBASHK-u vjen me një kërkesë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor

 LAJMI I FUNDIT: SBASHK-u vjen me një kërkesë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor

Për 10 ditë më vonë është kërkuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë që mësimi të fillojë.

Kështu ka bërë të ditur SHBASHK-u përmes një komunikate për media.

“Duke shprehur vullnetin dhe dëshirën e sinqertë që viti i ri shkollor të nis së mbari dhe që institucionet arsimore të jenë plotësisht të përgatitura në plotësimin e udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik në përpjekje për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe personelit arsimor SBASHK-u u drejtohet Qeverisë dhe MASH-it me zërin e punëtorëve arsimor që nisja e vitit të ri shkollor të shtyhet për 10 ditë.”, thuhete në këtë komunikatë.

SBASHK-u po ashtu ka bërë të ditur se ka pasur tendenca nga drejtoret të caktuar nëpër komuna si dhe drejtorë të komunave që mjetet higjienike dhe dezinfektuesit t’i sigurojnë përmes prindërve, qoftë duke mbledhur para nga prindërit, qoftë duke sjellë prindërit dezinfektues në shkollë.

“SBASHK-u është kundër iniciativave të tilla sepse në këtë situatë të rënduar sociale e ekonomike nuk është e drejtë të ngarkohen edhe më shumë apo të vihen një pjesë e tyre në pozitë të keqe para të tjerëve ngase nuk kanë mundësi të jenë pjesë e këtij aktiviteti, të cilin SBASHK-u kërkon të ndalet dhe kërkesat e shkollave në rrethanat e reja të sigurohen nga buxheti shtesë prej 9.5 milionë, që ka ndarë Qeveria e Kosovë”, thuhet mes tjerash në këtë komunikate./Gazeta Infokus.

LAJME TË TJERA