LAJMI I FUNDIT: Shkon në 22 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

 LAJMI I FUNDIT: Shkon në 22 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar në këto qaste të prekurin e 22-të me Koronavirus në Kosovë.Nga pesë mostra të dyshimta me COVID-19, pozitiv ka dalë një 67 vjeçar nga Komuna e Malishevës, që është rast kontakti me të prekurit tjerë nga ky virus.

“NJË RAST I KONFIRMUAR ME COVID-19!

KOMUNIKATE PER MEDIASot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitive.Rasti është rast kontakti nga Komuna e Malishevës, fshati Llashkadrenoc i gjinisë mashkullore të moshës 67 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 345 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e dy raste kanë rezultuar pozitive.Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 3.006 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 339 thirrje telefonike.

Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 345 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e dy raste kanë rezultuar pozitive.Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 3.006 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 339 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 20.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 15.246 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.025, Vërmicë 4.207, Jarinje 1.009, Dheu i Bardhë 891, Hani i Elezit 1.548, Kullë 884, Qafë Morinë 47, Bërnjak 440, Qafë Prush 35, Muçibabë 144 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 246,181 raste të COVID-19 me 10,049 raste të vdekjes.

Numri më madhi rasteve raportohet nga Kina (80.967), Italia (41.035), Irani (18.407), përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 111.573 raste të COVID-19: Itali (41.035), Spanjë (18.077), Gjermani (15.320), Francë (10.995), Mbretëri të Bashkuar (3.269), Holandë (2.460), Austria (2.196), Belgjikë (1,795),Greqi (464), Turqi (359), Serbi (118), Kroaci (110), Shqipëri (64), Maqedoni e veriut (50).Deri me 20 mars 2020 nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar 5.025 raste të vdekjes: Itali (3,405), Spanjë (831), Francë (372), Mbretëri të Bashkuar (144), Gjermani (44), Belgjikë (21), Poloni (5), Greqi (6), Danimarkë (46, Norvegji (7) Austri (6), Luksemburg (4), Turqi (4), Bullgari (3), Irlandë (3), Shqipëri (2) dhe Hungari (1).

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.Ju faleminderit për mirëkuptim!”.

LAJME TË TJERA