LAJMI I FUNDIT: Vdes infermierja kosovare e cila ishte prekur me COVID-19

 LAJMI I FUNDIT: Vdes infermierja kosovare e cila ishte prekur me COVID-19

Listës së personave që nuk arritën t’i mbijetojnë virusit korona, i është shtuar edhe infermierja 63 vjeçare nga Peja, Shkurte Geca.

Ajo që me ditë të tëra sikurse të gjithë infermierët e doktorët e tjerë që përballen direkt me pacientët e infektuar me Covid-19, kishte disa ditë që ishte prekur nga ky virus.

Deputeti Veton Berisha ditë më parë kishte njoftuar se vjehrra e tij, që punonte si infermiere në Spitalin Rajonal Infektiv të Pejës, ishte prekur me koronavirus.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar Berisha ka njoftuar që ajo ka ndërruar jetë.

Njoftimi i tij:

Njoftim mortorë!Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë, Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e…

Posted by Veton Berisha on Thursday, August 13, 2020

LAJME TË TJERA