LAJMI I FUNDIT: Vdes nga koronavirusi ish-zëvendëspresidenti i Real Madridit

 LAJMI I FUNDIT: Vdes nga koronavirusi ish-zëvendëspresidenti i Real Madridit

Ish zëvendës-presidenti i Real Madridit, Amador Suarez Villa ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare, për shkak të koronavirusit.

Suarez ka punuar së bashku me presidentin Ramon Calderon nga viti 2006 deri në vitin 2009, përcjell GazetaBlic.

Gjatë periudhës të tij me Los Blancos, klubi fitoi dy tituj të ligës dhe Superkupën Spanjolle.

Amador Suarez Villa lindi në 12 shkurt 1944 në Huelva, megjithëse ai aktualisht jetonte me gruan e tij në San Sebastian.

Ai dhe gruaja e tij u infektuan me Covid-19 pasi morën pjesë në një darkë. Ndërsa gruaja e tij ka arritur të shërohet, ai ka vdekur pas një beteje 41 ditore me koronavirusin.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai mori një numër të madh çmimesh për veprimtarinë e tij.

LAJME TË TJERA