LDK “ultimatum” Albin Kurtit: Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT

 LDK “ultimatum” Albin Kurtit: Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT

Zëvendëskryeministri nga LDK, Avdullah Hoti ka kërkuar që të hiqet menjëherë taksa ndaj mallrave serbe.

Sipas tij, kjo gjë duhet të ndodhë sot, transmeton 07 Press.

Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA”, ka shkruar Hoti.

 

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA.
Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë.
Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të ShBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa.

LAJME TË TJERA