Lëndohet Edon Zhegrova

 Lëndohet Edon Zhegrova

Skuadra e Baselit ka dalë me njoftim zyrtar në të cilin tregohet se futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim.

Sipas klubit, Zhegrova është lënduar gjatë stërvitjeve javën e kaluar kurse sipas vlerësimeve të stafit mjekësor, futbollisti do të jetë jashtë fushës deri në njoftimin e radhës.

Po ashtu klubi zviceran ka treguar se Zhegrova do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të FC Basel.

Klubi i ka uruar rikuperim të shpejtë futbollistit, derisa bëhet fjalë për një lëndim në kyçin e këmbës së majtë.

LAJME TË TJERA