Letra emocionuese e Leroy Sane për tifozët dhe klubin e Manchester Cityt

 Letra emocionuese e Leroy Sane për tifozët dhe klubin e Manchester Cityt

Leroy Sane tashmë është zyrtarizuar si futbollist i Bayernit të Mynihut.

Përfaqësuesi gjerman ka nënshkruar me bavarezët për pesë vitet e ardhshme, kur kishte vetëm edhe një vit kontratë valide me tashmë ish-kampionët e Anglisë, Manchester Cityn, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: Zyrtare: Leroy Sane lojtar i Bayern Munich

Në konfirmimin zyrtar të Bayernit pas arritjes së marrëveshjes, ai u pa tejet i lumtur, por nuk harroi të falenderojë ish-klubin dhe tifozët që e përkrahën çdoherë.

“Faleminderit shumë për kohën e jashtëzakonshme dhe gjithë përkrahjen në këto katër vite.

Ka qenë një kohë më të vërtetë dinamike dhe e suksesshme, të cilën me siguri se s’do ta harroj. Fituam shumë ndeshje, shënuam një mori golash, regjistruam shumë rekorde e festuam së bashku plotë shtatë tituj”.

Faleminderit të gjithë tifozëve, stafit dhe shokëve të skuadrës. Do ta kujtojë gjithmonë këtë kohë me mjaft krenari”, ka shkruar Sane në një postim në rrjetin social “Twitter”.

LAJME TË TJERA