Letra fenomenale që ambasadori amerikan ia dërgoi ministrit Vitia për punën e jashtëzakonshme

 Letra fenomenale që ambasadori amerikan ia dërgoi ministrit Vitia për punën e jashtëzakonshme

Jo më kot u zgjodh edhe personazhi i muajit Mars.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ishte njëri nga njerëzit më të përmendur dy muajt e fundit, kjo për shkak të koronavirusit dhe punën që ai e ka bërë në luftim të kësaj pandemie, përcjell 07 Press.

Vitia është duartrokitur nga të gjithë për angazhimin e pashoq, teksa sot ka pranuar një letër fenomenale nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett ka thurur elozhe për të, teksa e ka inkurajuar të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen.

Më poshtë edhe letra e plotë.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për përpjekjet tuaja për të forcuar bashkëpunimin për të siguruar kujdesin e nevojshëm mjekësor për qytetarët e Kosovës. Konferenca juaj e përbashkët me 2 prill me ministrin Jevtiq në përgjigjen për COVID-19 ilustroi udhëheqjen dhe angazhimin. Profesionalizmi juaj dhe mesazhi juaj gjithëpërfshirës dërguan një sinjal sigurues për të gjithë qytetarët se po punoni për të gjithë në këtë vend lidhur me virusin. Unë shpresoj me të vërtetë se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të gjithë qeverisjen, institucionet e saj dhe në mesin e komuniteteve në Kosovë”, thuhet ndër të tjerash në letrën dërguar ministrit Vitia.

Letër falenderimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Duke iu falenderuar të gjithë…

Posted by Arben Vitia on Sunday, April 5, 2020

/GazetaBlic/

LAJME TË TJERA