Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash

 Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash

Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndonjë zyrtarizim për kryetar komune.

Kështu ka bërë të ditur për ‘GazetaBlic’, Sekretari për medie nga LVV, Arlind Manxhuka.

Manxhuka, ka theksuar se LVV-ja ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash.

Sipas tij, ky subjekt politik akoma nuk ka inicuar ndonjë shpallje të kandidimit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash. Pra, nuk ka inicuar ndonjë shpallje të kandidimit para kësaj faze. Përzgjedhja e kandidatëve është e rregulluar me statutin e LV-së dhe në bazë të tij, përbrenda afateve, në secilën qendër kandidatët do të jenë të lirë të kandidojnë për t’u votuar pastaj në këshillet e qendrave ku kandidojnë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! gjithnjë përmes komunikimit publik njofton anëtarësinë e saj për hapjen e këtyre afateve për aplikim”, ka thënë ai.

LDK, PDK e AAK tashmë kanë përcaktuar numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave.

LAJME TË TJERA