Lëvizja Vetëvendosje në heshtje totale edhe pas letrës së dytë të Hashim Thaçit

 Lëvizja Vetëvendosje në heshtje totale edhe pas letrës së dytë të Hashim Thaçit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme për herë të dytë i ka dërguar letër kryetarit të VV-së, Albin Kurti për të dërguar emrin e mandatarit për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Re.

Thaçi i ka thënë Kurtit se është në pritje të përgjigjes së tij në kërkesën që ia ka përcjellë më datë 2 prill 2020 për të propozuar kandidatin për Kryeministër dhe formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Por nga Lëvizja Vetëvendosje akoma nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare rreth letrës së Presidentit.

“Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë me shumicën e deputetëve të kësaj partie por të folur rreth kësaj çështjeje por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm në tel.I vetmi që ka folur ditën e djeshme ishte zëdhënësi i Qeverisë në detyrë , Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se nuk ka ndonjë afat se kur do t’ia dërgojë kryeministri në detyrë Albin Kurti, emrin e mandatarit presidentit Hashim Thaçi.

Kryeziu ka theksuar se nëse Thaçi, e tejkalon përgjigjen e Kurtit për mandatar dhe ia jep mundësinë LDK-së, ata do ta dërgojnë në Kushtetuese.

LAJME TË TJERA