Lezha e Shëngjini, destinacione të vërteta turistike

 Lezha e Shëngjini, destinacione të vërteta turistike

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Qeverinë e Shqipërisë, Blendi Klosi i ftoi qytetarët të shijojnë bukuritë e Shëngjinit dhe Lezhës, duke përcjellë pamje mbresëlënëse nga këto zona turistike me vlera natyrore, kulturore dhe pasuri gastronomike të njohura.

Ministri Klosi nënvizoi se tashmë, Shëngjini dhe Lezha janë destinacione turistike, që nuk duhet të mbeten jashtë itinerarit të pushimeve apo fundjavave.

“Shëngjini, Lezha janë shndërruar në një destinacion turistik të vërtetë ku gjen plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën e shpirtin mikpritës të banorëve”, theksoi Klosi.

Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, ndërsa po ashtu janë plazhet e Kunës dhe Tales.

Në qytetin e Lezhës përndryshe gjen trashëgimi të rëndësishme kulturore dhe historike, teksa kulinaria njihet për shijen e veçantë. /ATSH/

LAJME TË TJERA