Liburn Aliu: A ka më keq se kaq? Në mes të pandemisë s’ka oksigjen për pacientë

 Liburn Aliu: A ka më keq se kaq? Në mes të pandemisë s’ka oksigjen për pacientë

Deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kritikuar ekzekutivin qeverisës për mungesën e oksigjenit nëpër institucione shëndetësore,.

“Në mes të pandemisë pacientët nuk kanë oksigjen. A është ky kulmi, a ka më keq se kaq?”, ka thënë Aliu.

Aliu ka përmendur edhe skandalet e vjedhjeve më parë që ndodhën në Thesarin e Shtetit dhe në AUV.

“Një qeveri në mungesë dhe një individ i bërë deputet i dënuar me burgim që përbën votën 61. Katastrofa që po e shohim është diku tjetër, në ditën kur u rrëzuar Qeveria Kurti.

Kësaj qeverie iu vodhën kasaforta e Thesari i Shtetit. Në këtë qeveri më shumë folët për president, se sa për pacientë që po humbin jetën”, ka thënë Aliu.

LAJME TË TJERA