Limaj kujton bashkëluftëtarët e tij të rënë në Epopenë e Rahovecit

 Limaj kujton bashkëluftëtarët e tij të rënë në Epopenë e Rahovecit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar dëshmorët e rënë në Epopenë e Rahovecit.

Limaj ka thënë se sot si cdo ditë tjetër, nderojmë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që tash e dy dekada ky shtet të jetoj i lirë.

“Kujtoj me krenari bashkëluftëtaret e mi të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë: Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Më tutje, ai shkruan se rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore.

Postimi i Limajt:
Sot, si çdo vit tjetër, nderojmë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që tash e dy dekada ky shtet të jetoj i lirë.

Në 22 vjetorin e Epopesë së Rahovecit kujtoj me pietet të gjithë dëshmorët e rënë në këtë betejë.Kujtoj me krenari bashkëluftëtaret e mi të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë: Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.

Rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore.Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë në Betejën e Rahovecit, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!I paharrueshëm qoftë kujtimi për ta!

LAJME TË TJERA