Llapi transferon sulmuesin anësor, Enis Stublla

 Llapi transferon sulmuesin anësor, Enis Stublla

Llapi ka prezantuar sot transferimin e ri.

Sulmuesi anësor, Enis Stublla është bashkuar me klubin e Batatinës, ku edhe ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e Llapit:

“Mirësevjen ENIS STUBLLA

Sulmuesi i krahut vie nga KF Onix

Podujevë, 13 janar 2021 – Sot kemi nënshkruar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin e krahut, Enis Stublla, 21 vjeçar i lindur më 09.07.1999, në Podujevë. Futbollisti këmbëshpejtë i krahut të majtë dhe të djathtë do vijoj të jetë pjesë e KF Llapi gjatë edicioneve 2021-2024

Enis Stublla kategoritë e reja i ka kaluar në Shkollën e Futbollit “Arsenal” (2010-2017), më pas u transferua tek KEK-u (2017-2018), KF Minatori (2018-2019) si dhe së fundmi tek Onix (2019-2020)

Stublla nuk do të jetë përforcimi i fundit i këtij afati kalimtar, pasi skuadra synon të përforcohet edhe me një futbollist para nisjes për fazën përgaditore në Antalya të Turqisë.

Vazhdojmë”, shkruan KF Llapi./

LAJME TË TJERA