Lojtarët e Kosovës pësojnë rënie të çmimeve në tregun e transferimeve

 Lojtarët e Kosovës pësojnë rënie të çmimeve në tregun e transferimeve

Bota nuk do të jetë më e njëjtë pas koronavirusit.

Ky konstatim po përmendet shpeshherë ditëve të fundit nga shumica e ekspertëve të njohur në botë, qoftë ata ekonomikë apo të ndonjë lëmie tjetër, përcjell GazetaBlic.

Eh, padiskutim, futbolli si industri e lidhur kryekëput me ekonominë pritet të pësojë rënie të madhe.

Shtëpia numër një e futbollit botëror, FIFA po përgatitet maksimalisht që të ndajë sa më shumë fonde në mënyrë që klubet mos të falimentojnë, për shkak të humbjeve të shumta që do të pësojnë nga mos-shitja e biletave dhe shkëputja e kontratave me kompanitë e marketingut.

Ndërkaq, edhe vlera e futbollistëve në tregun e futbollistëve ka shënuar rënie. Përderisa lojtarët më të mirë në botë kanë çmim më të ulët, është e pritshme që këtë ta pësojnë edhe djelmoshat tanë, pra ata të kombëtares së Kosovës.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, çmimi në “Transfermarkt” i yjeve të përfaqësueses “verdhë e kaltër” ka ndryshuar për të keq, ani pse minimalisht.

Milot Rashica – Nga 35 milionë në 28 milionë euroVedat Muriqi – Nga 12 milionë euro në 9.5

Amir Rrahmani – Nga 12 milionë euro në 9.5 milionë euroValon Berisha – Nga 5 milionë euro në 4 milionë euro.

LAJME TË TJERA