Shkon në 1450 numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend, këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit
Lorik Cana, drejtor sportiv i skuadrës së njohur zvicerane?

Lorik Cana mund të kthehet në futboll.
Kështu bënë të ditur portali zviceran, “Le Mattin” që raporton se ish-kapiteni kuq e zi pritet të emërohet drejtor sportiv i Luassane, përcjell GazetaBlic.
Skuadra zvicerane javën e kaluar ndau rrugët me tashmë ish-drejtorin, Pablo Iglesias.
Laussane i përket grupit INEOS, gjithashtu pronar i OGC Nice në Francë.
Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim, kurse për çdo ndryshim në kampin e ekipit nga divisioni i dytë i futbollit helvetik, ne do t’iu raportojmë në kohë reale.
Kujtojmë, Cana, arritjen më të madhe në karrierë e regjistroi me kombëtaren shqiptare, kur u kualifikua në kampionatin evropian.