Lorik Jashanica: Ardit Tahiri, një nga futbollistët më të mirë të momentit në elitë

 Lorik Jashanica: Ardit Tahiri, një nga futbollistët më të mirë të momentit në elitë

Gazetari i sportit, Lorik Jashanica beson se fantazisti i Dritës, është njëri prej futbollistëve më të mirë të momentit.

Jo për vet faktin se shënoi golin e triumfit ndaj Malishevës në udhëtim, por duke marrë për bazë gjithë xhirot e luajtura deri më tani, përcjell 07 Press.

“Drita e meritoi fitoren. Që nga momenti kur intensifikoi sulmet, e nuhati golin, që e arriti me Tahirin.

Për këtë të fundit mendoj se është një nga futbollistët më të mirë të momentit në elitë, nëse flasim për xhirot e para, pra të luajtura deri më tani”, tha Jashanica në RTV Dukagjini.

/07 Press/

LAJME TË TJERA