Lul Raka: Nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme

 Lul Raka: Nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme

Mikrobiologu Lul Raka ka këshilluar qytetarët e Kosovës që t’u përmbahen masave të IKSHPK’së, teksa shtoi se rritja e numrit të rasteve ka qenë e pritshme.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se qytetarët duhet të vazhdojnë me zbatimin e masave parandalese.

“Përveç numrit të rasteve, faktor vendimtar mund të jetë struktura klinike e këtyre rasteve të reja.

Nëse ato janë raste të lehta të kontaktit familjar (disa edhe asimptomatike), të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim, atëherë ato janë të menaxhueshme për sistemin shëndetësor dhe nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme. Duhet vetëm kujdes i shtuar dhe zbatim i këshillave.”, ka shkruar tutje ai.

LAJME TË TJERA