Lul Raka “parashikon”: Ja deri kur do ta kemi koronavirusin…

 Lul Raka “parashikon”: Ja deri kur do ta kemi koronavirusin…

Mikrobiologu Lul Raka tha se koronavirusi do të jetë prezent derisa të zbulohet vaksina kundër tij.

Për këtë ai po thotë se është jetike respektimi i masave, ndërsa rritjen e numrave të infeksionit në Kosovë po e sheh si shumë shqetësuese, njofton Klan Kosova.

“Këto shifra janë brengosese për përgjegjësit në të gjitha nivelet.

S’është koha e fajësimit. Këtu ka shumë faktorë, por tash është koha të kryejë secili përgjegjësinë e vet. Qytetarët e Kosovës e kanë për obligim t’i repsketojmë ato tri masa që i kemi thënë që nga fillimi”.

Raka në Info Magazine tha se nuk u respektuan këto masa në bazë të numrave të rasteve që po raportohen.

“Këtu ka qenë edhe poenta e qasjes nuk do të duhej të ishte reaktive. Problemi më i madh sot është që kemi me pasë virusin deri në vaksinë. Numri i vendeve europiane të prekur kanë pasë përhapje masive në prill dhe maj, por një numër i vogël është prekur.

Kur popullata është ende e ndjeshme duhet gjetur njëfarë balance mes uljes së numrave dhe ekonomisë. Raka, që tanimë është kryesues i Bordit Këshillëdhënës në Luftën kundër Covdi-19, tha se muajt e fundit s’ka pasë ndalesa as prej popullatës dhe se gjithashtu ka pasë mangësi në zbatim dhe mbikqëyrje.

Mikrobiologu tha gjithashtu se lajmet e rreme të shpërndara kryesisht në Facebook rreth koronavirusit janë pjesë e procesit, por ai bën thirrje që informatat duhet të merren vetëm nga ekpsertët.

LAJME TË TJERA