LAJMI I FUNDIT: Rahoveci tërhiqet nga organizimi i “Final 8”
Lumir Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij infektohen me koronavirus

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe gruaja e tij, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kjo u bë e ditur në një shkrim të Abdixhikut në rrjete sociale.
“Miq, Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë.
Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.