Lushtaku: Haki Abazi është takuar me zyrtarë të BIA-s serbe, prokuroria ta thërras Thaçin si dëshmitar

 Lushtaku: Haki Abazi është takuar me zyrtarë të BIA-s serbe, prokuroria ta thërras Thaçin si dëshmitar

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka hedhur akuza të ashpra sot në drejtim të ish-qeverisë Kurti dhe ish-zv-kryeministrit Haki Abazi.Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Lushtaku ka kërkuar që të hetohet qeveria e kaluar, për shkak të takimeve siç ka thënë ai me zyrtarë të BIA-s serbe.

“Shqetësimi im lidhet me lidhjen sekrete të ish-qeverisë Kurti me zyrtarë të qeverisë së BIA-s Serbe, konkretisht, ish-kryeministri, Haki Abazi. E kisha një pyetje, se sa i ka kushtuar blerja e postit të zv-kryeministrit. Me cilat para i ka blerë ato në pozitën e kryeministrit. I bëj thirrje prokurorisë që si dëshmitarë ta thërras presidentin për takimin e Haki Abazit me zyrtarë të BIA-s. Bashkë me Luan Dalipin, janë takuar me Dejan Paviqeviq që është përfaqësues i kabinetit të Gjuriqit. Po shihet qartë, se nuk kishte kujdes i veçantë por gjithçka ishte e koordinuar edhe për testet nga Serbia”, ka thënë Lushtaku.Ky i fundit ka pyetur kryeministrin aktual, Avdullah Hoti se a është e vërtetë se zëvendësi i tij, Goran Rakiq, i ka hequr simbolet zyrtare nga takimet me të huajt, dhe nëse një gjë e tillë qëndron, sipas Lushtakut ai duhet të shkarkohet.

LAJME TË TJERA