LVV inicon interpelancë në Kuvend mbi heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë

 LVV inicon interpelancë në Kuvend mbi heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë

Pas heqjes së masës së reciprocitetit nga qeveria Hoti, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për interpelancë në Kuvend.

“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë mbi heqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë” shkruhet në njoftimin e LVV-së.

Njoftimi i plotë:

Interpelancë mbi heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë – kërkojmë rivendosjen e tyre sa më parë

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë mbi heqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë.Reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve. Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çdo formë tjetër ndërveprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetë ndryshe përpos se reciproke.

Barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime.

Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës.

LAJME TË TJERA