Malisheva që tre ditë pa asnjë rast me koronavirus, Begaj thotë se janë bërë teste

 Malisheva që tre ditë pa asnjë rast me koronavirus, Begaj thotë se janë bërë teste

Që nga data 9 prill kur u raportuan edhe dy raste të reja me koronavirus, në komunën e Malishevës më nuk është raportuar asnjë rast i ri me këtë virus. Komunë kjo që ka numrin më të madh të të infektuarve në Kosovë.

Ka tre ditë që në komunën e Malishevës nuk është raportuar asnjë rast i ri me koronaviris, ani pse testet janë bërë vazhdimisht.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj në një prononcim për lajmi.net ka thënë se janë bërë edhe disa teste por të gjitha kanë rezultuar negativ.

Begaj thotë se shpreson që ta kalojnë sa më shpejtë këtë virus.

“Po edhe disa teste janë bërë, për momentin gjendja është e mirë në këto ditë, nuk dihet se çka ndodh më tutje. Po të gjitha testet e fundit kanë dal negativ, shpresojmë së sa më shpejtë ta kalojmë këtë situatë. Kemi edhe raste të shëruara, përpos një rasti me vdekje qe e kemi pas. Te gjithë të tjerët janë në gjendje të mirë”, ka thënë Begaj.

Në komunën e Malishevës gjithsej janë konfirmuar 66 raste me koronavisur, një prej tyre ka ndërruar jetë.

Ndryshe, deri me tani në Kosovë janë konfirmuar 283 raste me koronavirus, 7 të vdekur dhe 58 të shëruar.

LAJME TË TJERA