Malishevë | Edhe një tjetër ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19

 Malishevë | Edhe një tjetër ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19

Edhe dje Malisheva e kaloi ditën pa asnjë rast të prekur me COVID-19, ndërsa nëntë mostrat e testuara gjatë 24 orëve të fundit, kanë dalë negative.

Ky është një tregues i mirë për Komunën e Malishevës, pasi bazuar në rrjedhën e ditëve të fundit, gjendja po shkon drejt normalizimit dhe kjo është edhe një arsye më shumë për të gjithë ne, që duhet të vazhdojmë t’iu përmbahemi udhëzimeve dhe këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, jemi në ditën e pestë me radhë që nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 dhe kjo është meritë e juaja, sepse po tregohemi të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në raport me këtë pandemi që e ka kapluar botën. Ju bëj thirrje të gjithëve, që të vazhdojmë ti zbatojmë udhëzimet dhe këshillat e IKSHP-së, të jemi edhe pak ditë të durueshëm, nà « mënyrë që të ndihemi të sigurt të gjithë së bashku dhe të fillojmë edhe me punën dhe jetën e rregullt, ashtu siç e meritojmë”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, duke ju drejtuar banorëve të Komunës së Malishevës.

“Nëse vazhdojmë kështu, shumë shpejt Malisheva do të dal nga karantina, prandaj të kujdesemi të gjithë së bashku dhe ti zbatojmë të gjitha këshillat dhe udhëzimet, e organeve përgjegjëse shëndetësore, si dhe të organeve qeveritare dhe komunale”, ka thënë Berisha.

#rriN’shpi

#kujdesu_për_veten_dhe_familjen

LAJME TË TJERA