Manchester City triumfon sërish ndaj UEFA-së në “CAS”, edicionin e ardhshëm luan në Ligën e Kampionëve

 Manchester City triumfon sërish ndaj UEFA-së në “CAS”, edicionin e ardhshëm luan në Ligën e Kampionëve

Manchester City do të luajë në Ligën e Kampionëve edhe në vitin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur gjykata e arbitrazhit sportiv “CAS”, që konfirmoi anulimin e vendimit të UEFA-së, ani pse pjesërisht, transmeton 07 Press Sport.

Shtëpia numër një e futbollit evropian e kishte përjashtuar tashmë ish-kampionin e Anglisë nga garat evropiane për dy edicionet e ardhshme, si dhe ia kishte shqiptuar një gjobë prej 30 milionë euro.

Megjithatë, “Citizens” çështjen e adresuan në “CAS”, ku edhe për herë të dytë brenda pak vitesh, fiton një kontest përballë shtëpisë evropiane.

Manchester City, që aktualisht pozicionohet i dyti në Premier Ligë, do të paguajë një gjobë prej 10 milionë eurosh për shkak të thyerjes së rregullave të “Fair Play-it” financiar, por se do të luajë në Champions në sezonin 2020/2021.

LAJME TË TJERA