Mbahet mbledhja e qeverisë, ministrat shpalosin programin qeverisës

 Mbahet mbledhja e qeverisë, ministrat shpalosin programin qeverisës

Sot po mbahet mbledhja e dytë e qeverisë pas asaj formale të mbajtur ditën e mërkure.

Në këtë mbledhje të gjithë ministrat e kabinetit Hoti po shpalosin programin e tyre qeverisës.Në rend të ditës janë tri pika kryesore.

Fillimisht, do të bëhet shqyrtimi i programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2020-2030.

Si pikë e dytë është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut, 26-vjecarit nga Komuna e Gjilanit që ndërroi jetë në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.

Pika e tretë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga Kuvendi ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të balancimit bankar të përkohëshëm për menaxhimin e Financave publike.

LAJME TË TJERA