Mbyllet sezoni për futbollistin shqiptar, këput ligamentet

 Mbyllet sezoni për futbollistin shqiptar, këput ligamentet

Edhe pse në shumicën e vendeve të botës futbolli ka ndaluar, në Bjellorusi ende jo.

Megjithatë, kjo kohë duket të ketë qenë fatale për futbollistin shqiptar që luan atje, Elis Bakajn.

Anëtari i Dinamo Brest ka këputur ligamentet dhe tashmë edhe zyrtarisht e ka humbur sezonin.

Kjo për shkak se koha minimale që ai të rikuperohet nga ky lëndim i vështirë është afro gjashtë muaj.

Bakaj kaloi në Brest këtë merkato, pasi luajti për dy sezone te ekipi tjetër po nga ky kampionat, Shakhtar Soligorsk.

Ai është një nga futbollistët më të mirë të ekipit, ndërsa deri më tani ka luajtur vetëm tre ndeshje me klubin e ri.

Kujtojmë, Bakaj është 32 vjeçar, teksa ka lindur në Tiranë.

LAJME TË TJERA