Mbyllja e vendit nga Covid-19, kryeministri tregon se kur mund të merren masat ekstreme

 Mbyllja e vendit nga Covid-19, kryeministri tregon se kur mund të merren masat ekstreme

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë gjatë dy javëve të fundit janë shtuar rastet pozitive me Covid-19.

“Kur i kemi gjurmuar faktorët e kemi parë se numri më i madh i tyre ka ardhur nga baret, restorantet dhe nga institucionet publike”, ka thënë Hoti në një konferencë për media pas takimit që e ka pasur me inspektorët e mbikëqyrjes së shtetit.

“Jemi dakorduar që të bahen grupet punese, sanitar, farmaceutik, dhe të tregu, plus inspektorati komunale, ne dy ndërrime, në mbështetje të politikës do të jenë në mbikëqyrje të zbatimit të masave në çdo biznes, dhe në institucionet publike”, ka thënë Hoti, ndërsa ka treguar se shkollat kanë shembull i mirë në menaxhimin e pandemisë.

I njëjti ka treguar se nëse nuk respektohen masat në mënyre strikte nga të gjithë edhe Kosova brenda dy apo tre javësh do të ketë numër më të madh të rasteve pozitive, ashtu siç është duke ndodhur këtyre ditëve në rajon.“

Nëse masat respektohen ne do t’ia dalim, por nëse jo, brenda dy ose tri javësh do të detyrohemi të marrim masa ekstreme”.

LAJME TË TJERA