Me gjasë do t’i rikthehemi karantinës, sinjal nga Shpend Ahmeti?!

 Me gjasë do t’i rikthehemi karantinës, sinjal nga Shpend Ahmeti?!

Rritja e numrit të rasteve me Covid 19 ka kthyer në opinion debatin nëse karantina është opsioni më i mirë i mundshëm, pasi duke parë kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor dhe mos-respektimin e masave mbrojtëse nga qytetarët, atëherë situata shumë lehtë mund të përshkallëzohet.

Një qytetar, në rrjetin social “Twitter” ka shkruar me sarkazëm se të karantinës jemi dhe se te ajo do të kthehemi.

Ky postim mori një pëlqim nga kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, që duket një sinjal i qartë i asaj se rikthimi i karantinës nuk është larg mendjes.

Gjithsesi, kjo është vetëm aludim, andaj mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim nëse do të ketë diçka më konkrete.

LAJME TË TJERA