Me shi!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, ndërsa vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë.

IHK njofton se temperaturat maksimale parashihen të shënojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.