Me shitjen e Rashicës, Werder Bremen do t’vendoste rekord në Bundesligë

 Me shitjen e Rashicës, Werder Bremen do t’vendoste rekord në Bundesligë

Liverpool, Dortmund dhe së fundi Leipzig, janë skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e yllit kosovar.

Megjithatë, kjo e fundit nga të tretë, është në “pole-position”, pasi e sheh përfaqësuesin e Kosovës si zëvendësues potencial të Timo Werner, që me gjasë do të kalojë në Liverpool, përcjell GazetaBlic.

Rashica, ishte lojtari më i dalluar i Werderit para se të mbyllet edicioni, andaj edhe këto paraqitje kanë rënë në sy të skuadrave elitare evropiane.

Menaxheri i lojtarit, Altin Lala kishte deklaruar se është koha që klienti i tij të luaj në Ligën e Kampionëve.

Klauzola e largimit për ekipet jashtë Gjermanisë është 38 milionë euro, por duket se klubi aktual nuk pritet ta lirojë me më pak se aq edhe brenda kampionatit gjerman.

Nëse ndodhë kjo, pra që Rashica të shkojë në Leipzig për këtë shumë, do të regjistrohej si transferimi i dytë më i shtrenjtë brenda për brenda vendit, pasi do të kalonte edhe shumën për të cilën Mario Gotze kaloi nga Dortmund te Bayern, e që ishte 37 milionë sosh.

Lojtari më i shtrenjtë që ndërroi ekip brenda kampionatit është Julian Draxler. Ai kaloi nga Schalke te Wolfsburg për 43 milionë euro.

LAJME TË TJERA