Mëngjes i përbashkët i Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, bëjnë homazhe tek varrezat në Mejë!

 Mëngjes i përbashkët i Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, bëjnë homazhe tek varrezat në Mejë!

Sot, Kryeministri në detyrë i vendit Albin Kurti, bashkë me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, bënë homazhe tek varrezat në Mejë për nderim të ditës së 27 Prillit – përvjetorit të të zhdukurve.

Gjatë këtyre homazheve, Kurti tha se sot, 21 vjet pas, përgjegjësit – emrat e të cilëve janë përmendur edhe në Gjykimet e Tribunalit të Hagës – janë akoma të lirë dhe jetojnë pa shqetësime në vende të ndryshme të Ballkanit.“Meja është vendi i masakrës më të madhe të policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prandaj 27 Prilli shënon Ditën e të Zhdukurve në Kosovë.

376 shqiptarë të moshave të ndryshme u vranë, masakruan dhe kidnapuan brenda ditës.
Sot, si rrjedhojë e rrethanave të krijuara nga COVID-19, në pamundësi për të qenë me familjet e atyre që humbën më të dashurit, e të atyre që akoma presin të dinë për fatin e tyre, Kryeministri i vendit zgjodhi të jetë afër kujtimit të atyre që nuk janë më mes nesh.

Hapësira të zbrazëta mes varresh, pa pllakë përkujtimore e pa varr, qëndronin mes varreve aktuale, në pritje të 13 të tjerëve të cilët akoma sot mungojnë nga kjo masakër e kobshme.

Sot, 21 vjet pas, përgjegjësit – emrat e të cilëve janë përmendur edhe në Gjykimet e Tribunalit të Hagës – janë akoma të lirë dhe jetojnë pa shqetësime në vende të ndryshme të Ballkanit.Bëjmë thirrje që me të pasur mundësinë e gjykimit në mungesë, këta persona do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen në mënyrë meritore për krimet që kanë kryer.Sepse familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim”, tha Kurti.

LAJME TË TJERA