Mëngjeset do jenë të ftohta, por me mot të qëndrueshëm gjatë ditës

 Mëngjeset do jenë të ftohta, por me mot të qëndrueshëm gjatë ditës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi do të vijojë të mbetet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

IHK njofton se mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

“Kur përmenden kushtet agrometeorologjike vlen të ceket se java do të jetë e favorshme për bujkun për t’i mbjellë kulturat vjeshtore, pasi që ditëve të fundit patëm reshje në sasi të konsiderueshme shiu dhe jemi brenda afatit kohor të mbjelljeve të kulturave vjeshtore”, thuhet në njoftimin e IHK-s.

LAJME TË TJERA