Merret vendimi nga Kryesia e Kuvendit për projektligjin që mundëson tërheqjen e 10% nga Trusti

 Merret vendimi nga Kryesia e Kuvendit për projektligjin që mundëson tërheqjen e 10% nga Trusti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca plenare e radhës.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Aty përveç tjerash, pritet për herë të gjashtë të paraqitet për votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, që ndër tjerash mundëson edhe tërhiqjen e 10 për qind të kursimeve nga Trusti.

Ndërkohë do të ketë edhe pika të reja në rend të ditës që do të shqyrtohen nga deputetët./kp

LAJME TË TJERA