Mësohet kur do të rikthehet Rashica

 Mësohet kur do të rikthehet Rashica

Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur rreth lëndimit të Milot Rashicës.

Sahiti ka treguar që ai ka kontakte të vazhdueshme me futbollistin kosovar dhe se ka folur me të edhe për lëndimin që ka pësuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Sahitit, lëndimi i Milotit është i lehtë dhe ai mund të rikthehet në javen e ardhshme.

“Nuk është lëndim serioz, është lëndim i lehtë, javën tjetër do të paraqitet”, ka thënë Muharrem Sahiti.

Rashica nuk ishte pjesë e skuadrës së Werderit në ndeshjen e fundit, shkaku i lëndimit.

LAJME TË TJERA