Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Mësohet motivi tmerrues i vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe

Nëna e njeriut që akuzohet për vrasjen e ish kryeministrit Shinzo Abe është anëtare e kishës së bashkuar, dhe e cila u fajësua nga i dyshuari si motivi për të bëmën e tij javën e kaluar.

Kisha, anëtarët e së cilës njihen si “Moonies”, konfirmoi në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme (e hënë, 11 korrik) se nëna e Tetsuya Yamagamit – që u prangos pak momente pasi qëlloi Aben nga prapa në një fjalim të fushatës zgjedhore të premten – merrte pjesë në takimet e tyre një herë në muaj.

Yamagami, 41 vjeçar, iu tha hetuesve se fillimisht kishte dashur të shënjestronte liderin e organizatës, por se kishte pasur për qëllim të vriste edhe Aben, për të cilin tha se ka promovuar kishën në Japoni.

Ai u shpreh se nëna e tij kishte bërë një “donacion të madh” për kishën para më shumë se njëzet viteve që i kishte gjunjëzuar financat e familjes së tij.

Tomihiro Tanaka, presidenti i degës japoneze të Federatës Familjare për Paqë Botërore dhe Bashkim, refuzoi të komentonte në lidhje me ato donacione.

Policia e ka konfirmuar se Yamagamit i kisthe mbetr hatri ndaj një organizate specifike, por nuk kishte dhënë emër.

Tanaka tha që as kryeministri Abe por as vrasësi i tij Yamagami nuk ishin anëtarë të kishës, që ishte themeluar në vitin 1954 në Kore të Jugut nga Sun Myung Moon, duke shtuar se grupi do të bashkëpunonte me hetimin e policisë nëse i kërkohej.

Abe, një konservator që shërbeu si kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, kishte dhënë edhe një mesazh për kishën gjatë vitit të kaluar. Donald Trumë ishte një tjetër figurë e njohur që i ishte adresuar grupit, të njohur për pikëpamjet konservatore, në përpjekjen për të siguruar sa më shumë mbështetje e donacione nga ndjekësit.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, kisha shprehte “tronditjen dhe dhimbjen e saj” për vdekjen e Abes, duke e përshkruar atë si një “shtetar globalisht të respektuar nga Japonia dhe një njeri aktiv në ndërtimin e paqes në Azi.”

Gjyshi i Abes nga ana e nënës, Nobusuke Kishi, që kishte shërbyer prej vitit 1957 e deri më 1960 si kryeministër, raportohet të ketë qenë i përfshirë në themelimin e një grupi politik të lidhur me kishën e bashkuar, e cila i ndante bindjet e tij anti-komuniste.

Agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime nga policia, tha se vrasësi Yamagami kisthe zhvilluar një urrejtje të madhe për Kishin, e të cilën më pas e zhvilloi edhe për nipin e tij, ish kryeministrin Abe.

Artikulli është përkthyer nga The Guardian prej gazetës Nacionale.