Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Mësoni parashikimin e motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe ditëve në vijim

Sipas PW, gjatë fundjavës priten rrebeshe shiu e bubullima.

15.04 – Vransira e intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

16.04 – Vransira të ndryshueshme e intervale me diell. Pasdite më vonë priten edhe rrebeshe shiu, me ndonjë bubullimë.

17.04 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje shiu, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat pas të enjtes pësojnë rënie të lehtë përreth vlerave mesatare. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C, ndërsa maksimalet nga 19C, të enjte, zbresin në 14C e 15C ditëve të fundjavës.

Erërat frynë mesatare dhe të fuqishme 5-15m/s, nga krahu jugor, ditën e premtë me hove edhe deri në 18m/s. Nga dita e diel ndryshojnë drejtimin në verilindore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.